Tetovë: Tre shoferë kapen me shpejtësi ekstreme në autostradë

nga D. V.

Më 30 shtator 2025, në periudhën nga ora 15:50 deri në 17:30, policia ka ndaluar tre shoferë në autostradën Shkup–Tetovë, pranë pikës së pagesës rrugore në Zhelinë, të cilët drejtonin automjete me shpejtësi shumë mbi normën e lejuar.

Gjatë kontrollit me radar, është konstatuar se I.U. (36) nga Gostivari drejtonte një automjet “BMW” me targa të Gostivarit me 173 km/h, R.A. (20) nga Struga drejtonte një “Audi” me targa të Strugës me 181 km/h, ndërsa B.L. (23) nga Tetova drejtonte një “BMW” me shenja gjermane me shpejtësi rekord prej 221 km/h.

Në këtë pjesë të autostradës, shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h. Tre shoferët janë ndaluar dhe pas dokumentimit të rasteve do të përballen me kallëzim penal për “Drejtim të pakujdesshëm të automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More