Thirrje për pjesëmarrje në avancimin e përmbajtjes së teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të klasën e tretë

nga D V

Shkup, 26 nëntor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Shërbimi Pedagogjik ftojnë të gjithë mësimdhënësit dhe gjithë opinionin profesional që t`i dorëzojnë gabimet e vërejtura në tekste shkollore për nxënësit e arsimit fillor nga klasa I deri në III.

Qëllimi i thirrjes, të cilin MASH e publikoi në ueb faqen e tij, është përmirësimi i cilësisë së teksteve shkollore dhe korrigjimi i gabimeve teknike dhe të mundshme profesionale. Në thirrjen e publikuar është i arritshëm formulari i cili duhet të plotësohet.

Vërejtjet dorëzohen duke plotësuar formularin i cili gjendet në linkun në vazhdim dhe në të cilin duhet të shënohet teksti shkollor, lënda, autori/autorët, klasa, gjuha mësimore  dhe gabimi i vërejtur  me faqen në të cilën ndodhet, citohet në thirrje.

Formulari dorëzohet në adresat elektronike në vijim – bro.macedonia@bro.gov.mk dhe robert.adzipetrov@mon.gov.mk, jo më vonë se 15 dhjetor 2024.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More