Toshkovski nuk e di se ku është Grubi: Nëse nuk kthehet në shtetin që e ushqeu për më shumë se 40 vjet, dihet cila është procedura e ekstradimit

nga D V

Shkup, 10 janar – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se nëse Artan grubi nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut, shteti do të shqyrtojë ekstradimin, përcjell TV21. Mirëpo, i pyetur se ku gjendet Grubi, Toshkovski tha se “nuk dua të spekulojë për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”.

“Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që në dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes”, tha mes tjerash Toshkovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More