Trafiku nëpër disa rrugë të lagështa, mjegull në Dellçevë, Manastir, Prilep dhe në aksin rrugor Petrovec

nga D V

Shkup, 27 janar – Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa rrugë të lagështa. Dukshmëri të ulur për shkak të mjegullës prej 50 – 100 metra ka në Dellçevë, Manastir, Prilep dhe në aksin rrugor Petrovec – Veles, informon LAMM.

Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

“Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, njoftoi LAMM. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More