Tragjedi në Elbasan, gjendet i vdekur në lumin Shkumbin një fëmijë 6-vjeçar

nga D. V.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë 6-vjeçar është gjetur i pajetë në lumin Shkumbin.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, rreth orës 19:50, shtetasja D. A. ka raportuar humbjen e nipit të saj, i cili kishte humbur kontaktet për rreth tre orë.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë nisur kërkimet intensive në zonë, njofton euronews.al.

Rreth orës 21:30, trupit i pajetë i të miturit është gjetur buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se fëmija dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht në lumë.

Policia bën të ditur se materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim të mëtejshëm ligjor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More