Shoqata e diabetikëve në RMV ankohet për mungesë të terapive

nga D. V.

Shkup, 11 qershor – Shoqata e personave me diabet thonë se për shkak të mungesës së transparencës prej shumë kohësh në punën e Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë së cilës kohë pati reduktime dhe mungesa të terapisë, mungesë të sasive të mjaftueshme dhe moslëshim të terapisë së plotë, në përputhje me tenderat për blerjen e terapisë, si dhe mungesës së përgjigjeve ndaj kërkesave të tyre, kërkojnë nga ministri i ri i shëndetësisë Azir Aliu që të jetë më i vëmendshëm ndaj problemeve të personave me diabet.

“Ata i urojnë mirëseardhje ministrit Aliu me disa pyetje, më konkretisht: kush dhe pse nuk e ka lëshuar sasinë e mjaftueshme për pacientët me terapinë Ozempik, sa kohë i duhet Komisionit Kombëtar për Diabet dhe zv. ministrit që të përgjigjen kërkesave të tyre, pse nuk është realizuar rritja prej 30 për qind e sasisë së terapisë me insulinë, kush dëshiron që ti zëvendësoj 40 mijë jetët dhe shëndetin tonë për inate dhe lojëra ditore ose ndoshta për kursim të buxhetit”, thuhet në reagimin e shoqatës së diabetikëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More