Tre viktimat në aksidentin e sotëm tragjik ishin mjekë, ngushëllon ministri Taravari

Tre viktimat në aksidentin e sotëm tragjik ishin mjekë

nga I Z

Shkup, 3 tetor – Tre viktimat në aksidentin e sotëm tragjik në rrugën Prilep-Manastir ishin punëtorë shëndetësorë. Ngushëllime ndaj familjeve he kolegëve të tyre ka shpreur ministri i shëndetësisë, Arben Taravari.

“Me pikëllim morëm lajmin mëngjesin e sotëm për humbjen e tre mjekëve tanë, të cilët humbën jetën sot në një aksident automobilistik në Prilep.
Prim. Dr. radiolog Aleksandar Risteski, spec. gjinekolog Dr. Nikolla Vasilevski dhe teknologe e radiologjisë Fançe Jovanoska, humbën jetë duke shkuar të kryejnë misionin e tyre fisnik, siç është puna e mjekut.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tyre”, thuhet në mesazhin ngushëllues ë ministrit Taravari./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More