Tregu i lirë i energjisë, PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin e ZRrE-së

nga D. V.

Partia Demokratike të Kosovës sot do të fillojë betejën ligjore për të kontestuar vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë elektrike.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, tha se kundërshtimi i këtij vendimi do të bëhet duke bërë kundërshtimin administrativ të vendimit të ZRrE-së.

Sipas tij, PDK-ja nuk do të ndalet deri në rrëzimin e këtij vendimi.

“PDK do të fillojë nesër betejë ligjore për këtë rast. Kemi besuar se do ta shtyjë vendimin. Sepse nuk ka treg të lirë. Është vetëm një ofertues, monopol. Nesër do të bëjmë kundërshtim administrativ në ZRRE, pastaj betejën ligjore deri në anulim. Vendim i tmerrshëm dhe krim kundër ekonomisë së Kosovës”, tha Krasniqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More