Trendafilov: Nuk duhet të diskutohet më për pagë minimale prej 500 eurosh, por për 600–700 euro

nga Xh M

Shkup, 27 dhjetor – Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, deklaroi se debati për pagën minimale prej 500 eurosh tashmë është i tejkaluar dhe se duhet hapur një diskutim serioz për një shumë prej 600 deri në 700 euro.

Po luftojmë për rritjen e pagës minimale dhe shoh se ekziston një disponim i caktuar për këtë. Si LSM, këtë e bëjmë që nga fillimi i vitit dhe jemi të gatshëm edhe për protesta dhe greva. Në periudhën e kaluar deshëm të sigurojmë të dhëna relevante në mënyrë të argumentuar, sepse jemi akuzuar, deklaroi Trendafilov.

Ai shtoi se analizat që posedon LSM janë në favor të punëtorëve, por, siç theksoi, njëkohësisht janë edhe tronditëse dhe tregojnë nevojën për përmirësim urgjent të të ardhurave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More