U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili tregon kërcënimet: Konsumonte drogë, më thoshte…

nga Xh M

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj, ka rrëfyer se Bledar Trëndafili kishte shkuar i maskuar për ta takuar kur ajo ishte në spital.

Madje Bledar Trendafili e telefononte duke e kërcënuar atë edhe familjen e saj. E reja ka rrëfyer se45-vjeçari konsumonte drogë dhe merrte para borxh për të blerë lëndën narkotike, ç’ka solli edhe fundin e martesës së tyre.

“Kam qenë 100 herë në spital me tha, por kam qenë i maskuar si prift dhe maskime të ndryshme. Por tha që kishte polic dhe nuk hyra ne dhomë. Në telefonatën e fundit më shau me fjalë banale, më tha: ti me gjithë familjen do e shikoni se çfarë do t’ju bëj. Kishim 10 vite të martuar. Kur ishte mirë, ishte i sjellshëm, i dashur dhe me fëmijët, por problemi ishte konsumimi i drogës.

E kam mësuar që në fillim, por më kërkonte falje dhe e linte. E fillonim nga zero. Na ndihmonte familja e tij, të hapnim biznes, nuk kishim lidhje me Eltonin.

Kam respekt për ata. Jemi ndarë në muajin nëntor të vitit të kaluar. Kam qenë e ngarkuar mendoja mbase ndryshon dhe e fal përsëri. Po mendoja për fëmijët, mbase ndryshon. Kur e pashë që nuk po ndryshonte, pëesëri s’doja të bëja veprim të nxituar.

Ai kishte marrë shumë borxhe për konsumimin e drogës, më kishin marrë karriget e lokalit tim, më iku truri nuk po e besoja. I thashë nuk mundem më të të fal, sepse ti nuk po ndryshon. Aty vendosa që nuk bashkohem më me të.”- tregoi ajo në “Me zemër të hapur”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More