U la në burg nga Apeli, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Salianjit

nga D. V.

Gjykata e Lartë nuk pranoi sot rekurset e paraqitura nga të gjykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Gjykata e Lartë e mbajti seancën në dhomë këshillimi, pa avokat të pranishëm.

Me vendim të apelit, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u la në burg.

Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej 27 shtatorit 2024, ndërsa është dënuar për kallëzim të rremë, për dosjen e njohur me emrin “Babale”.

Tetorin e kaluar, Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën  pretendoi se vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Salianji: Dënimi për të më eliminuar nga beteja politike

Ish-deputeti demokrat reagoi nga burgu pas daljes së vendimit të Gjykatës së Lartë që nuk pranoi rekursin ndaj dënimit të tij duke u shprehur se nuk habitej me këtë vendim.

“Lënia në fuqi e një ndëshkimi të nxitur, kërkuar dhe stisur nga Edi Rama, i draftuar prej tij, i lajmëruar prej tij në Parlament, i mbrojtur me zjarr prej tij, është rruga e shkurtër dhe komode që Gjykata e Lartë zgjodhi sot. Nuk kanë etikë profesionale dhe as guximin minimal për të dhënë drejtësi e për të hyrë në konflikt me Edi Ramën”, shkroi Salianji në rrjetet sociale.

Sipas tij, dënimi politik bëhet për ta eliminuar nga beteja politike.

“Nuk janë këto institucionet që meritojmë, nuk janë shtet i së drejtës dhe as sundim i ligjit. Për cilindo që shqetësohet, i them ta marrë paradhënie dhe zvarritjen dhe vendimin kundër në Gjykatën Kushtetuese, dhe më pas do të shohim se si do të jetë e drejta në Strasburg”, vijoi Salianji.

Ish-deputeti përfundoi duke premtuar se do të luftojë e do ta kërkojë të drejtën deri në fund.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More