Ujësjellësi i ri në Cërravë dhe Dradhas, investim në shërbim të 12 mijë banorëve

nga D V

Një tjetër investim i rëndësishëm ka përfunduar në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, ku 12 mijë banorë do të furnizohen me ujë 24 orë pa ndërprerje.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të këtij investimi, i cili përmirëson kushtet e jetesës për banorët e njësive Cërravë dhe Dradhas, duke mbuluar edhe 11 fshatra të bashkisë Pogradec.

“Ujësjellësi i ri në Cërravë dhe Dradhas të Pogradecit, është një investim në shërbim të 12 mijë banorëve të këtyre dy njësive, por edhe të 11 fshatrave të tjerë të Bashkisë Pogradec”, u shpreh Rama.

Për ujësjellësin e ri është ndërtuar në linjë kryesore prej 51.8 km dhe një rrjet shpërndarjeje prej 44.7 km.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More