Urim i Agelerit me rastin e 8 Shtatorit: Ashtu si pavarësia jonë edhe e juaja u fitua me shumë sakrifica

nga Xh M

Shkup, 8 shtator – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler dërgoi urime me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit – 8 Shtatori.

Në video paraqitjen të cilën e publikoi Ambasada e SHBA-së në Shkup, Ageleri thotë “në këtë ditë të veçantë, ne i bashkohemi Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë juve për të festuar pavarësinë tuaj dhe bashkësive tuaja dinamike dhe të ndryshme.”

“Ashtu si pavarësia jonë, edhe e juaja u fitua me vështirësi, me sakrifica të panumërta të bëra nga ata që besuan në fuqinë e lirisë dhe demokracisë. Sot dhe gjithmonë, ne nderojmë historinë tuaj, të tashmen dhe të ardhmen tuaj të ndritur”, tha Ageleri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More