Urim nga kryetari i Kuvendit, Gashi me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Shkollës Shqipe

nga D V

Shkup, 7 mars – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dërgoi urim me rastin e festës 7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe Shkollës Shqipe.

“Më lejoni të shpreh nderimet e mia të sinqerta për të gjithë mësimdhënësit, të cilët me përkushtim dhe dashuri formësojnë brezat e ardhshëm. Angazhimi juaj fisnik është udhërrëfyes për sukseset tona dhe zhvillimin e shoqërisë. Arsimimi është veprimtari e shenjtë dhe armë e fuqishme për të ndryshuar botën, prandaj mësuesit kanë meritën më të madhe në çdo progres të shoqërisë”, thuhet në urimin e Gashit.

Gashi siguron se Kuvendi i RMV-së gjithmonë do të jetë i angazhuar për të mbështetur mësimdhënësit, në mënyrë që të sigurohen kushte më të mira për zhvillimin e arsimit.

“Çdo mësim që jepni është një investim për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Prandaj faleminderit dhe urime!”, thuhet në urimin e Gashit. fc/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More