VLEN: Tendat e BDI-së u mbyllën sërish, vajtonin për gjeneralin që kishte luftuar kundër liderit të tyre

nga D V

Shkup, 7 mars – BDI e cila vazhdimisht flet në emër të luftës, tashmë i ka shpallur luftë vetvetes deri në shkatërrim të plotë. Mbrëmë, eksponentë të lartë të kësaj partie vajtonin publikisht për Besnik Eminin, por brenda natës e mbyllën tendën e tyre sapo në media doli dokumenti që tregon se ai kishte qenë pjesë e armatës që luftoi kundër UÇK-së.

A mund të jetë rastësi që Besnik Emini, pjesë e Armatës së Maqedonisë gjatë vitit 2001 u gradua në gjeneral pikërisht nga BDI? Jo, sepse gjithçka që ka bërë kjo parti në këto 20 vjet ka qenë në kurriz të shqiptarëve!
Çfarë e lidh BDI-në me Besnik Eminin? Pse eksponentët e saj derdhën lot për të? A ishte ky një pazar i zakonshëm për të mbajtur pushtetin?

Këto nuk janë pyetje të rastësishme. Fundi i BDI-së po vjen dhe ata po e ndjejnë. Frika e tyre është aq e madhe sa tashmë hapur deklarojnë se nuk kanë guxim të garojnë në zgjedhjet lokale. Po tentojnë t’i shmangen përballjes me qytetarët duke luajtur me skenare bojkoti dhe destabilizimi, sepse nuk mund të përballojnë humbjen e turpshme që i pret.

Por e kotë! Ata u mbajtën në pushtet me manipulime, gënjeshtra dhe mashtrime, ne përmes demaskimit i dëbuam nga pushteti.

VLEN është e ardhmja e shqiptarëve!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More