Ushtrues detyre Kryeprokuror, do të zgjidhet të hënën

nga Xh M

Shkup, 18 dhjetor – Me propozim të anëtarit Ermon Neziri, Këshilli i Prokurorëve anuloi seancën në të cilën ishte e paraparë zgjedhja e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit. Ky propozim, sipas Nezirit, erdhi pasi në seancë mungoi anëtarja e Këshillit, Jelena Dogazanska Koleva. Sipas tij, në rastet kur bëhet fjalë për pozita të larta udhëheqëse preferohet që të gjithë anëtarët të jenë prezent dhe të japim qëndrimet e tyre.

“Kam dilemë, kolegia nuk është e pranishme. Sipas meje bëhet fjalë për institucionin më të lartë në shtet. Për momentin atje ka prokurorë publik. Ne nuk kemi pajisje teknike që të mund të inkuadrohet. Nëse mundet që kjo të anulohet për një apo dy ditë që të mundet kolegia të kthehet dhe secili anëtarë të tregojë qëndrimin e vet.”, – deklaroi anëtari i Këshillit të Prokurorëve, Ermon Neziri.

“Nëntë anëtarë janë për. Konstatoj që seanca anulohet për më datë 22 dhjetor në ora 11:00. Kjo është për arsye që të jemi të kompletuar të gjithë anëtarët dhe të vendosim ushtrues detyre.”, – theksoi kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Bashkim Besimi.

Ushtruesi i detyrës do të udhëheqë Prokurorinë e shtetit deri në zgjedhjen formale të zëvendësit të Kocevskit, që do të zgjidhet përmes konkursit publik. Kryeprokurori Ljupço Kocevski më 16 dhjetor pak para seancës kuvendore, ku do të vendosej për shkarkimin e tij, dha dorëheqje nga pozita e kryeprokurorit të shtetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More