Vapë dhe temperatura të larta, kujdes nga rrezet UV

nga D. V.

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se e enjtja në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

IHK ka apeluar për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More