Vengu: FA, rritje të kontributit në misionet ndërkombëtare

nga D V

Rritet kontributi i Forcave tona të Armatosura në misionet ndërkombëtare.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shprehet se, “përveç rritjes së kapaciteteve brenda vendit, Forcat e Armatosura nga viti në vit po rrisin edhe kontributin në misionet dhe operacionet ndërkombëtare, jo vetëm sa i përket numrave, por edhe hartës së angazhimeve ushtarake në mbështetje të paqes anembanë globit”.

“Në vitin 2025, FA do të ketë prani të shtuar me 50 trupa në misionet e KFOR në Kosovë, ALTHEA në Bosnjë dhe Hercegovinë, NSATU dhe Operacionin Interflex, dy të fundit në mbështetje të Ukrainës, duke konfirmuar dinamizmin e angazhimeve te Shqipërisë  në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në botë”, nënvizon Vengu në një postim në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More