Shkup, 11 mars – Edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, punimet për përmirësimin e infrastrukturës në Komunën e Çairit po vijojnë me intensitet të shtuar. Aktualisht, po realizohet rekonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në Rrugën “Nexhat Agolli”, si pjesë e investimeve të vazhdueshme në këtë komunë.
Visar Ganiu: Punimet infrastrukturore në Çair vijojnë me intensitet edhe gjatë Ramazanit
206
Ky projekt do të sigurojë një infrastrukturë moderne për më shumë se 50 amvisëri, duke garantuar furnizim të rregullt me ujë dhe një sistem kanalizimi funksional. Pas përfundimit të këtyre punimeve, pritet që të nisë edhe asfaltimi i rrugës, duke e përmbyllur transformimin e kësaj zone.
Postimi i mëparshëm