Vizita në Tiranë, presidenti i Emirateve të Bashkuara: Forcim i mëtejshëm i partneritetit

nga D. V.

Lartësia e Tij, Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan vizitoi Tiranën ku u prit në një takim nga kryeministri Edi Rama.

Në fokus të këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit mes dy vendeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Presidenti Al Nayan bëri të ditur se në takim u  shkëmbyen mendime mbi një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare.

Presidenti Al Nayan u shpreh se në takim u riafirmua angazhimi i përbashkët për të mbështetur përpjekjet për të avancuar paqen dhe stabilitetin në dobi të të gjithëve.

“Pata kënaqësinë të takohesha me Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, për të diskutuar mënyra për forcimin më tej të partneritetit në zgjerim mes vendeve tona. Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare, dhe riafirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur përpjekjet për të avancuar paqen dhe stabilitetin në dobi të të gjithëve”, shkruan Presidenti Al Nayan në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More