VLEN mbështet thirrjen e BE-së për debat urgjent mbi agresionin kundër Katarit

nga D. V.

Shkup, 18 shtator – VLEN e përshëndet Deklaratën e BE-së për debat urgjent për të diskutuar agresionin e fundit ushtarak të Izraelit kundër Shtetit të Katarit.

VLEN-i është në vijën e njëjtë me Bashkimin Evropian dhe shpreh solidaritetin e tij të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, që është një partner strategjik i BE-së dhe i cili, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, luan një rol vendimtar si ndërmjetës i konfliktit të vazhdueshëm në Gazë.

Në frymë të qëndrimeve të BE-së, edhe ne presim që Shteti i Izraelit ta respektojë të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More