Në territorin e vendit aktive tre zjarre

nga D. V.

Shkup, 18 shtator – Sot deri në orën 12:00, në territorin e Maqedonisë së Veriut ka gjithsej 12 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilët tre janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa gjashtë janë shuar.

Siç informoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), aktivë janë tre zjarre në Komunën Gazi Babë: fshati Viniçe, vendi i quajtur Muratica (pyll i ulët); Komunën Gjevgjeli: mali Kozhuf, te fshati Petrovë (nga zjarr tokësor, ka kaluar në djegie të pyllit me ah) dhe në Komunën Bosilo: Baldovci i Vjetër. (plepë).

Nën kontrollë janë tre zjarre Komuna Gazi Babë: fshati Trubarevë (mbeturina elektrike); Komuna Studeniçan: Deponia Drisla (mbeturina); Komuna Dellçevë: Deponia Ostrec (mbeturina të djegura).

“Janë shuar gjashtë zjarre, në Komunën Zelenikovë: fshati Vrazhale (pyll me pisha); Komunën Shuto Orizarë: rr. Haxhi Jovan Shishko (mbeturina të djegura); Komunën Krushevë: Deponia e Qytetit (mbeturina të djegura); Komunën Kërçovë: f. Drugovë (djegie grashte); Komunën Kumanovë: f. Ljubodrag (shtëpi e djegur) dhe Komunën Karbinci: fshati Togerci  E. dhe P.(kashtë e djegur)”, bëhet e ditur në kumtesën e QMK-së. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More