VLEN punëson 14 persona të rinj në Agjencionin e Rezervave të Mallrave

nga D. V.

Shkup, 24 korrik – VLEN punëson 14 persona të rinj në Agjencionin e Rezervave të Mallrave

Koalicioni VLEN ka realizuar punësimin e 14 personave të rinj në Agjencionin e Rezervave të Mallrave, në kuadër të përpjekjeve për të ndërtuar institucione funksionale dhe gjithëpërfshirëse.

Drejtori i Agjencionit, Mesud Jakupi, tha se ky hap përfaqëson më shumë sesa thjesht një numër. “Ky është një hap konkret drejt përfaqësimit të drejtë dhe të denjë në administratë. Është dëshmi se vlera e individit matet me angazhim, profesionalizëm dhe mundësi të barabarta,” tha ai.

Jakupi theksoi se institucionet duhet të jenë pasqyrë e shoqërisë, të hapura, të drejta dhe në shërbim të qytetarëve, duke shtuar se përfshirja nuk është favor, por e drejtë.

“Me rregull, përgjegjësi dhe besim, ndërtojmë institucione që reflektojnë realitetin tonë dhe shërbejnë me dinjitet për të gjithë,” u shpreh ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More