Shkup, 6 korrik 2025 (MIA) – Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së sot në mesditë është planifikuar të mbajë një mbledhje, në të cilën pritet të merret vendim edhe për kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski të premten në konferencë për shtyp deklaroi se pritjet për fitore në zgjedhjet e ardhshme lokale janë të larta dhe bazohen, siç thotë ai, në shifra historikisht pozitive në favor të VMRO-DPMNE-së ndaj LSDM-së.
Duke komentuar informacionin jozyrtar se të dielën në seancën e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, kryetari aktual i Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, do të marrë mbështetje për kandidaturën e tij për kryetar të Shkupit, për të cilën u përmend edhe ai, Perinski tha të pritet mbledhja, por paralajmëroi se kandidati që do të shpallet do të ketë mbështetjen e tij të plotë.
“Është mirë të presim deri të dielën, është e vërtetë, në orën 12:30 partia jonë VMRO DPMNE ka caktuar një mbledhje të KE-së. Dhe pritet që të shpallet emri për qytetin e Shkupit. Jo vetëm për Orce Gjorgjievskin, por edhe për çdo kandidat që do të mbështetet nga partia ime, mbi të gjitha, është një nder i madh dhe do të ketë mbështetjen time të plotë. Jo vetëm në drejtim të zbatimit të programit, por edhe në periudhën e fushatës që do të na pret në sytë e zgjedhjeve lokale”, tha Perinski.
Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, në një seancë të mbajtur më 28 maj, përcaktoi 25 kandidatë për kryetarë komunash që do ta përfaqësojnë partinë në zgjedhjet e ardhshme lokale të planifikuara për tetor, dhe tetë të tjerë u njoftuan në mesin e qershorit.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Millososki, i cili në atë kohë i kumtoi emrat, paralajmëroi se do numrin më të madh të kandidatëve do ta publikojnë deri në fund të korrikut, ndërsa për komuna të caktuara kjo do të varet edhe nga marrëveshja me partinë ZNAM.