VMRO-ja demanton Taravarin: Asnjëherë nuk foli në Qeveri për gjuhën dhe përfaqësimin

nga Redaksia

Shkup, 13 maj – Çështjet të cilat Taravari një ditë më parë i përmendi si arsye për shkak të të cilave gjoja se e lëshon qeverinë, nuk i ka përmendur asnjëherë në mbledhjet e qeverisë. Kështu thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas tyre, në vend të çështjeve etnike, Taravari është interesuar për tema të tjera.

“Taravari asnjëherë nuk ka biseduar për ligjin e gjuhëve, asnjëherë nuk ka biseduar për zgjidhje ligjore të balancuesit, nuk ka biseduar asnjëherë për eurointegrimet se janë bllokuar për shkak të kontestit të trashëguar me Bullgarinë të krijuar nga ata në krahët e të cilëve ai shkon tani. Por e dimë se është interesuar për koncesionerin për parkingje në Qendrën Klinike, “Gjokën” se përse u përjashtua nga loja, është interesuar për Artan Grubin dhe Zoran Zaevin dhe për bizneset e tyre si dhe për çështje të tjera të rëndësishme për BDI-në”, deklaroi Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More