VMRO sot mban kongresin – Mickoski pritet të zgjidhet kryetar

nga Xh M

Shkup, 6 dhjetor – Sot me 6dhjetor VMRO-DPMNE do ta mbajë kongresin partiak, në të cilin pritet që Hristijan Mickoski të rizgjidhet në pozitën e kryetarit. Deri më tani, në garën për kryetar të partisë nuk është paraqitur asnjë kandidat tjetër, ndërsa Mickoski ka premtuar që nëse rizgjedhet, ky do të jetë mandati i tij i fundit.

Pritjet janë që në kongres të ketë 860 delegatë dhe rreth 1800 mysafirë, ndërsa do të zgjidhet edhe Komisioni Statutar për mbikëqyrjen e punës financiare. Gjithashtu, pritet që të miratohet edhe Strategjia “Maqedonia 2030”, i cili do të jetë vizioni i partisë për këtë periudhë. Pas Kongresit, pritet që Mickoski të vendos për rifreskim eventual të disa emrave në qeveri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More