Voziste i dehur dhe shkaktoi aksident – arrestohet 53-vjeçari nga Vollkovija

nga Xh M

MPB njofton se më 31.10.2025, rreth orës 06:35, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Tetovë kanë arrestuar G.M. (53) nga fshati Vollkovijë. Në hyrje të fshatit Radiovcë, në rajonin e Tetovës, ai me automjetin “Citroën” me targa të Tetovës, që e drejtonte vetë, ka dalë nga rruga dhe ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Gjatë ndërmarrjes së masave lidhur me aksidentin, është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ku testi ka treguar 1.56 promilë alkool në gjak.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More