Vrau bashkëfshatarin për kanalin vaditës, autori: Më rrahën babain vite më parë

nga L. M

Autori i vrasjes së bashkëfshatarit për një kanal vaditës në Divjakë u paraqit të premten (22 gusht) pranë Gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ai u shoqërua nga disa efektivë blu për në mjediset e gjykatës, ku togat e zeza rikonfirmuan masën e dhënë më herët, duke e lënë në burg.

25-vjeçari Xheison Toromeni tha para togave të zeza se ndihej i keqardhur, por tregoi shkakun e vendimit që mori.

“M’u errën sytë kur pashë Besmirin të ulur në kafe. Më kapi inati dhe m’u kujtua rrahja që i kishin bërë babait disa vite më parë. Nxora biçakun dhe e qëllova! Ndiej që gabova,” mësohet se deklaroi ai.

Autori u shfaq i qetë gjatë seancës përballë togave të zeza, ndonëse pak ditë më parë goditi me mjet prerës thikë 32-vjeçarin Besmir Kumria, duke e lënë të vdekur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit, në lokalin e fshatit Kryekuq të Divjakës, ku menjëherë pas krimit, autori u largua, por u kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të Policisë Fier.

Toromeni e vrau 32-vjeçarin Besmir Kumria pasi familjet e tyre kishin konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Mbi 25-vjeçarin rëndojnë veprat e rënda penale “Vrasja me paramendim” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More