Vritet një shqiptar në Greqi

nga D. V.

Policia greke ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapaj i cili u gjet i pajetë të enjten pranë një vreshti në zonën e Rafinës në Athinë.

Sipas mediave greke, autori i dyshuar është një burrë 49-vjeçar nga Shqipëria, i cili u gjet i fshehur në një shtëpi në Glyka Nera ndërsa policia ende nuk e ka bërë publik emrin e tij zyrtarisht.

Policia kontrolloi makinën ku dyshohet se ndodhi krimi, ku u gjetën gjurmë gjaku dhe një gëzhojë arme zjarri.

Hetimet zbulojnë se ngjarja ka nisur të mërkurën në mëngjes, kur gruaja e viktimës njoftoi autoritetet se 41-vjeçari e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se ishte qëlluar në fytyrë nga një person i caktuar, duke i kërkuar të përpiqej ta gjente.

Ata hipën në një makinë, të drejtuar nga autori i krimit, dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. Atje, autori nxori armën dhe qëlloi viktimën në faqe.

Pasi u qëllua, 41-vjeçari arriti të largohej në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe të telefononte gruan për t’i thënë se ishte plagosur me armë zjarri, por më pas ndërroi jetë.

Burime policore bëjnë të ditur se si viktima, ashtu edhe autori i dyshuar kanë pasur probleme me drejtësinë për çështje droge ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë./euronewsalbania/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More