VV thërret konferencë para tentimit të 45-të për konstituimin e Kuvendit

nga D. V.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet sot në orën 10:30, në hollin pranë Sallës së Grupit Parlamentar të VV-së.

Përmes një njoftimi për media, VV ka bërë të ditur vetëm kohën dhe vendin e mbajtjes së konferencës, por nuk ka dhënë asnjë informacion mbi temën apo qëllimin e saj.

Konferenca do të zhvillohet vetëm pak minuta para nisjes së tentimit të 45-të për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, një proces që po zvarritet prej javësh.

Afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit skadon më 26 korrik, duke e rritur ndjeshëm presionin mbi partitë politike për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional.

Ende nuk dihet nëse konferenca e paralajmëruar nga VV do të sjellë ndonjë qëndrim të ri politik apo ndonjë zhvillim të papritur për procesin e bllokuar të konstituimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More