Ylber Imer emërohet Zëvendës Drejtor në Policinë Financiare

nga Xh M

Shkup, 4 tetor – Qeveria në mbledhjen e fundit e emëroi Ylber Imerin kuadër i Aleancës për Shqiptarët -nga dega e Bogovinës zëvendës drejtor në Policin financiare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ylber Imeri i lindur më 1981 në Tetovë, është i diplomuar në UEJL në Administratë Biznesi dhe një profesionist i çmuar dhe me përvojë disa vjeçare të suksesshme menaxhuese në sektorin bankar, të tregëtisë, si dhe sektorin e financave.
Imeri është njohës i gjuhës shqipe, maqedonase dhe angleze, një personalitet me tipare pozitive dhe i pranueshëm për mjedisin dhe shoqërinë.

Si njeri me parime të shëndosha posedon vlera të larta morale dhe njerëzore, vlera të cilat pritet të arsyetohen gjatë kryerjes së detyrave të cilat dalin nga kjo drejtori e rëndësishme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More