Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Konflikti Serbi-Kosovë, në mesin e gjashtëve që i ndali Trump

nga D. V.

Sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se presidenti Donald Trump ka ndërmjetësuar dhe ndaluar gjashtë konflikte ndërkombëtare brenda gjashtë muajve të parë të mandatit të tij presidencial.

“Presidenti ka përfunduar tashmë konfliktet midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, dhe Egjiptit dhe Etiopisë.
Kjo do të thotë se Presidenti Trump ka ndërmjetësuar mesatarisht një marrëveshje paqeje ose armëpushim çdo muaj gjatë 6 muajve në detyrë”, deklaroi Leavitt nw konferencwn pwr media.

Kjo nuk është hera e parë që Shtëpia e Bardhë e përmend Kosovën, pasi edhe presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përmendur në disa raste të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More