Shkup, 3 dhjetor – Lideri i Alternativës, dr.Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me struktura dhe aktivistë në Haraçinë ka drejtuar një pyetje drejt kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti se pse nipat e tij nuk guxojnë që të kthehen në Zajaz, ndërsa vëllai i tij e ka pasaportën e konfiskuar nga policia.
“Është mirë Ali Ahmeti në kohën që po flet për këto punë se i kanë punët keq shqiptarët, në fakt nuk i kanë punët keq shqiptarët, por i ka ai dhe familja e tij, është mirë të përgjigjet pse fëmijët e vëllait të tij nuk janë këtu dhe pse nuk kthehen ata në Zajaz? Është mirë edhe ai të përgjigjet pse vëllai i vet nuk ka pasaportë? Pse policia atij ia ka marr pasaportën?” pyeti Ibrahimi.