Është zvogëluar niveli i ujit në Liqenin e Prespës, ndërsa është rritur në Liqenin e Ohrit

nga D V

Shkup, 3 dhjetor – Për një centimetër është zvogëluar niveli i Liqenit të Prespës në krahasim me dje, ndërsa për tre centimetra është rritur niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, përderisa niveli në Liqenin e Dojranit është njejtë me ditën e djeshme, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit, të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Me atë, niveli i Liqenit të Prespës është 41 centimetra nën minimumin e paraqitur dhe të regjistruar, në Liqenin e Ohrit është një centimetër mbi minimumin e lejuar, përderisa në Liqenin e Dojranit është 74 centimetra nën minimumin e dakorduar.

Nivelet e ujit, ndërkaq, tek lumenjtë më shpesh shënojnë ulje në krahasim me ditën e djeshme. Ulje më të madhe prej 35 centimetrave ka lumi Vardar në vendin amtës afër Demir Kapisë, ndërsa rritje më të madhe prej 16 centimetrave ka Drini i Zi afër Novacit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More