Zeqirja Tairi deputet i ri nga rradhët e Vlen

nga Xh M

Shkup, 25 dhjetor – Pas emërimit të Bekim Sali, për zëvendëskryeministër është liruar një mandat në Kuvend. Në vend të tij funksionin do ta marrë Zeqirja Tairi. KShZ-ja ka vërtetuar mandatin e Tairit, duke e dorëzuar për miratim në Kuvend.

“Bekim Sali deputet në Kuvend, i zgjedhur nga lista e kandidatëve për deputetë në njësinë e parë zgjedhore, e dorëzuar nga Koalicioni VLEN, iu ndërpre mandati i deputetit. Sipas procedurës së zbatuar, konstatojmë se deputeti i Kuvendit bëhet kandidati Zeqirja Tairi nga lista e kandidatëve për deputetë në Kuvend në njësinë e parë zgjedhore të Koalicionit VLEN. KShZ-ja në përputhje me kodin zgjedhor jep vërtetimin për deputet, i cili iu dha kandidatit Tairi. Vendimi i tillë i dorëzohet Kuvendit për ta vërtetuar mandatin e deputetit për kandidatin në fjalë.”, – deklaroi kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More