Zhvillimet politike, 2025-ta, vit i vazhdimësisë politike

nga Xh M

Shkup, 27 dhjetor – Zjarri në diskotekën Puls në Koçani, tundoi popullatën por edhe skenën politike. Morri vëmendjen e gjerë duke shënuar një ndër ngjarjet me implikime politike dhe shoqërore gjatë pjesës së parë të 2025-ës.

Zhurma politike pas protestave masive, e shëndroi vitin në periudhë të vazhdimësisë politike. Politologu, Qani Nuhiu madje thotë se shteti u tregua i pasukseshëm jo vetëm në gjetjen e përgjegjësisë politike për Koçanin por, ngeci edhe në politika ndëretnike.

Grindjet vazhduan edhe për ligjin e gjuhëve, përderisa i njëjti vazhdon të mbahet në tavolinën e gjykatës kushtetuese për shqyrtim. Por, nga godina e ekzekutivit doli zgjidhja ligjore sa i takon përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, i vlerësuar pozitivisht nga komisioni i Venedikut.

Një përpjekje e koalicionit VLEN, pa Taravarin, i cili më herët i braktisi dhe në zgjedhjet lokale u rreshtua krah Frontit Evropian. Gara elektorale fuqizoi VMRO – DPMNE-në duke i’a dhënë VLEN-it mundësinë e administrimit të pjesës më të madhe të komunave shqiptare. Por, mos ndryshimi i kushtetutës, la nën hije eurointegrimet.

“Shpesh kemi pasur përplasje të partive politike brenda shqiptare, madej të BDI-së me VMRO-në, ka qenë karakteristikë gjatë gjithë kësaj kohe. Mungon stabiliteti ekonomik dhe social. Procesi integrues këtë vit nuk ka lëvizur fare nga vendi. Pra, nuk ndodhën ndryshimet kushtetuese të paralajmëruara që më herët. Emigrimi i popullatës gjithashtu vazhdoi. Marrëdhëniet ndëretnike herë herë kanë marrë trajta të situatave të pakëndshme me incidente nëpër stadiume dhe evenimente të tjera”, deklaroi politologu Qani Nuhiu.

Gjatë 2026-ës priten ndryshimet kushtetuese

Tani gjatë 2026-ës sfidat dhe pritjet do të jenë të mëdha. Nuhiu thotë se nevojitet vullnet shumw i madh politik për t’u realizuar synimet e shtetit, sikurse ndryshimi i kushtetutës. Procesi vlerësohet si nyje kyçe që zhbllokon rrugën integriuese. Sfiduese do të jetë edhe çështja e sigurisë.

“Pritet presion nga Bashkimi Evropian, por edhe nga brenda, nga popullata, për zhbllokimin e integrimit, kuptohet paraprakisht me miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Emigrimi i popullatës, fatkeqësisht sikur duket do të vazhdojë edhe këtë vit që do hyjmë. Mund të kemi situatë që të ndikohet nga konfliktet e armatosura në Ukrainë. Mund të kemi një situatë, ku situata e sigurisë mund të jetë para sfidave serioze. Mund të kemi edhe përplasje politike lidhje me balancuesin dhe ligjin për gjuhët. Poashtu përplasjet politiko – etnike mund të vazhdojnë edhe në këtë drejtim”, theksoi Nuhiu.

Çështjet ligjore dhe pavarësia e gjyqësisë mbajnë mbërthyer mbarë opinionin e gjerë, pas shkarkimit të kryeporkurorit Koceski, që për opozitën ishte një vendim politik. Ekzekutivi konsideron se kryeporkurori i ri do të kthejë besimin në gjyqësor dhe zbërthejë lëndët e korrupsionit në krye me aktorë të lartë politik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More