Zjarr tragjik në Gjorçe Petrov – gjendet një trup i djegur në një stallë pranë stacionit hekurudhor

nga D. V.

Shkup, 7 korrik –  MPB (Ministria e Punëve të Brendshme) njofton se dje pasdite në orën 18:00 në SPB Shkup është raportuar se pranë urës mbi lumin Lepenec, afër Stacionit Hekurudhor – Gjorçe Petrov, ka shpërthyer zjarr në bar të thatë, i cili është përhapur dhe ka kapluar disa objekte ndihmëse dhe stalla ku ndodheshin kafshë shtëpiake.

Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje nga Zjarri e Shkupit, ndërsa në njërën nga objektet ndihmëse është gjetur një trup i djegur i një personi, si dhe trupa të djegura të bagëtive.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More