Zjarre aktive në Zhelinë, Vasilevë, Makedonski Brod dhe Prilep

nga Redaksia

Shkup, 20 korrik – Aktive janë pesë zjarre në hapësirë të hapur deri në orën tetë të mëngjesit nga gjithsej 29 në 24 orëshin e fundit. Dy janë nën kontroll, ndërsa 22 janë shuar, informon Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).

Sipas QMK-së, sërish është aktiv zjarri në fshatin Zhelinë, drejt Erebenit, në malin Zheden, ku digjet pylli me bimësi të ulët, shkurre dhe vegjetacion të ulët. Edhe më tutje janë aktive zjarret në komunën e Vasilevës, në f. Niviçinë, pyll me bimësi të ulët, në Makedonski Brod, në f. Greshnicë, pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët, midis f. Çreshnevë, f. Llokvicë, f. Krapë, pylli i degraduar me dushk, shkurre dhe vegjetacion të ulët, si dhe në Prilep mes fshatrave Careviq dhe Smolan, me përfshirje të pyllit të përzier dhe vegjetacionit të ulët.

Nën kontroll janë zjarret në Makedonski Brod, f. Sllatinë, ku digjen bredhi, bari i thatë dhe vegjetacioni i ulët dhe në Veles në fshatrat Xhidimircë – Krushnjë – Ivanovkicë, pyll i përzier, me bimësi të ulët dhe i degraduar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More