Zjarri në fabrikën për produkte plastike, Elezaj jep detaje të rastit

nga D V

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për Telegrafin se sot rreth orës 05:50 të mëngjesit, një zjarr ka përfshirë një fabrikë për produkte plastike në fshatin Bellacerkë-Rahovec.

Elezaj njoftoi se njësitë policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

“Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë aktualisht të angazhuar në shuarjen e tërësishme të zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, tha ai.

Elezaj tutje bëri të ditur se në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast “zjarrvënie”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More