ZNAM e prezantoi platformën/ Dimitrievski: Të vendosim linjat e kuqe në rrugën drejt BE-së

nga Xh M

Shkup, 16 dhjetor – Kryetari i ZNAM, Maksim Dimitrievski prezantoi Platformën për unitet kombëtarë maqedonas, me nëntë pikë. Ai tha se qëllimi i kësaj platforme është bashkimi i të gjithë faktorëve politik të cilët do t’i vendosin linjat e kuqe shtetërore në realizimin e anëtarësimit në BE.

“Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë sot para opinionit maqedonas e promovon platformën kombëtare për bashkësi kombëtare maqedonase dhe përcaktim të linjave të kuqe kombëtare. Ky është premtimi ynë parazgjedhor. Qëllimi është që të bashkohen të gjithë faktorët politikë që të ndërtohet qëndrimi shtetëror me të cilin do të sigurohet dhe garantohet rruga e denjë e Maqedonisë për realizimin e qëllimit tonë strategjik për anëtarësim të plotfuqishëm në BE”, tha Dimitrievski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More