Zogaj: VV nuk ka fare ndjenjë urgjence, s’presim asgjë të re

nga D. V.

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, tha se as në seancën e sotme nuk presin ndonjë ndryshim nga herët e kaluara, pasi sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk po e trajton me urgjencë këtë situatë, raporton Ekonomia Online.

“Nuk pres asgjë ndryshe nga herët e tjera, sepse nuk mund të ketë ndryshime nëse nuk ndryshojnë rrethanat. Nuk po shohim asnjë shenjë që tregon për ndonjë ndryshim të rrethanave dhe, për më tepër, nuk po shohim as qasje serioze për të ndryshuar diçka. Nuk ka fare ndjenjë urgjence – po vijmë çdo 48 orë. Është bërë absurde; madje e kam quajtur edhe të turpshme. Para qytetarëve, edhe neve po na bëjnë të ndihemi keq.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More