112-vjetori i Pavarësisë kombëtare, është kremtuar sot edhe në qytetin e Fierit në një atmosferë festive e veshur me ngjyrat kuq e zi.
Në ceremoninë e organizuar me rastit nga bashkia e Fierit, ishin të pranishëm përfaqësues të lartë vendor, deputetë dhe drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku.
Ceremonia e ngritjes së flamurit është shoqëruar me vendosjen e kurorave me lule pranë memorialit historik të ngritjes së flamurit, ndërsa në prononcimin e tyre për mediat kryebashkiaku Armando Subashi dhe zv.kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kanë vlerësuar sakrificat dhe guximin e të parëve tanë në luftën e tyre për liri.