Qeveri e tranzicionit, Abdixhiku prezanton agjendën 15 pikëshe

nga D. V.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka shpalosur programin për Qeverinë e Unitetit, duke deklaruar se Kosova është në krizë politike.

Para mediave ai paraqiti 15 pika të agjendës së tyre për qeveri të tranzicionit, transmeton Telegrafi.

“Qeveria e unitetit nuk është zgjidhje e përhershme, është për ta nxjerrë vendin nga kriza”, tha ai, duke shtuar se nuk kemi Qeveria legjitime dhe asnjëra palë nuk e ka shumicën.

Më poshtë gjeni pikat shkurtimisht të prezantuara nga Abdixhiku.

1.Funskionalizimi i institucioneve kushtetuese; 

2.Rritja e pagave për mësimdhënësit, profesionistët shëndetësorë, administratën shtetërore;

3. Pakoja emergjente për krizën energjetike;

4. Nisjen e projektit kombëtar për ndërtimin e centralit me gaz;

5. Rindërtimi i partneritetit me BE-në, SHBA-në, rikthimi i politikës së jashtme aktive;

6. Do të votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, që janë në rrezik të falimentimit;

7. Fillimi i procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë;

8. Fillimi i projekteve me rëndësi të veçantë për Kosovën (Si unaza e jashtme e kryeqytetit, ndërtimi i Spitalit të ri të Kosovës);

9. Reforma kushtetuese në funksion të stabilitetit social;

10. Hartimi i strategjisë për reforma në sistemin e arsimit;

11. Përgatitje për lojërat mesdhetare olimpike;

12. Reforma strategjike në mbrojtje dhe siguri;

13. Rishikimi i formulës për buxhetin e komunave;

14.Pergatitja për zgjedhje të lira brenda 10 muajve;

15.Mekanizëm për transparencë dhe llogaridhënie për fazën kalimtare.

Ndryshe, pas zgjedhjeve të shkurtit, vendi ka mbetur pa formimin e institucioneve të reja. Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar 30 herë konstituimi i legjislaturës së re. LVV ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, ndërsa, PDK, LDK, AAK ka theksuar se nuk do ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More