Shkup, 16 maj – Prania dhe pjesëmarrja jonë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë është konfirmim i angazhimit tonë për pjesëmarrje aktive në proceset evropiane dhe ndërtimin e fqinjësisë së qëndrueshme dhe të prosperuese, porositi kryeministri Hristijan Mickoski në Fejsbuk.
“Sot mora pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, së bashku me liderët dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Samiti i kushtohet avancimin e bashkëpunimit rajonal, stabilitetit dhe afrimit drejt BE-së, duke theksuar rëndësinë e veprimit të përbashkët përballë sfidave me të cilat përballet kontinenti ynë. Në diskutimin e hapur u shkëmbyen pikëpamje mbi temat kryesore për forcimin e lidhjes së rajonit me pjesën tjetër të Evropës”, shkroi Mickoski në faqen e tij në Fejsbuk.
Në Tiranë sot po zhvillohet Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian me temën “Evropa e Re në Botën e Re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, në të cilin po merr pjesë edhe kryeministri Mickoski. Tema kryesore e Samitit, i cili bashkë nikoqirë janë kryetarët e Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë siguria dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen e Evropës.