71 lëndë të reja në Gjykatën Kushtetuese gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025

nga Redaksia

Shkup, 14 korrik – Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka formuar gjithsej 71 lëndë të reja gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, si rezultat i iniciativave dhe kërkesave të dorëzuara nga qytetarët, njoftojnë nga kjo institucion, përcjell zhurnal.mk.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i lëndëve të formuara ndahet sipas muajve si më poshtë:

  • Prill – janë regjistruar 28 lëndë të reja
  • Maj – janë formuar 29 lëndë
  • Qershor – janë pranuar dhe formuar 14 lëndë

Këto lëndë përfshijnë çështje të ndryshme që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve juridike dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Gjykata fton qytetarët që të kenë qasje të lirë në informacion dhe njofton se për secilin muaj, të interesuarit mund të bëjnë një pasqyrë më të detajuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, përmes rubrikave përkatëse për prillin, majin dhe qershorin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More