DMSH: Në vend nuk ka zjarre aktive

nga Redaksia

Shkup, 3 gusht – Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim informoi se në këtë moment në vend nuk ka zjarre aktive. Aktiv ishte një zjarr në territorin e komunës Dollneni në atarin e f. Strovia në Gajdarec – Klepalo, i cili u shua.

Nga DMSH njoftojnë se për shuarjen e zjarrit në territorin e komunës Dollnen, herët në mëngjes kanë intervenuar ekipe nga Pyjet kombëtare me vullnetarë gjuetarë, të cilët për disa orë kanë arritur tërësisht ta shuajnë këtë zjarr në ambient të hapur.

Prej aty potencojnë se zjarri në malin Goten është shuar tërësisht edhe nga ana e Radovishit edhe nga ana e Berovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More