Rusia s’do të pranojë paqeruajtës të lidhur me NATO-n në Ukrainë

nga L. M

Rusia nuk do të pranojë një forcë paqeruajtëse të lidhur me NATO-n në Ukrainë, u ka thënë gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. 

Peskov ka thënë se Moska i sheh diskutimet e tilla si negative. 

“Nuk ka ushtri evropiane, ka ushtri të vendeve specifike – dhe shumica e këtyre vendeve janë anëtare të NATO-s”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se çfarë garancish sigurie mund t’i lejojë Moska Ukrainës.  

Peskovi ka përsëritur gjithashtu qëndrimin e Moskës se bisedimet e paqes midis dy palëve nuk mund të kalojnë në “një nivel më të lartë” derisa të hidhen themelet për një marrëveshje, duke hedhur poshtë mundësin e një takimi të afërt në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. 

Një takim midis dy udhëheqësve ka qenë një qëllim afatgjatë për presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More