Begaj-Kombos: Mbështetje për përmbylljen e grup-kapitujve të negociatave gjatë Presidencës qipriote të BE-së

nga D. V.

Presidenti Bajram Begaj priti sot ministrin e Jashtëm të Qipros, Constantinos Kombos. Gjatë bisedës u vlerësuan marrëdhëniet e konsoliduara midis dy vendeve dhe u shpreh gatishmëria për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Presidenti Begaj vlerësoi se niveli i dialogut politik mes Shqipërisë dhe Qipros do të përbëjë shtysë për rritjen e këtij bashkëpunimi dhe në këtë kontekst i është dërguar një ftesë për vizitë në Shqipëri Presidentit të Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides.

Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e Qipros për integrimin evropian të Shqipërisë, duke shprehur angazhimin e Shqipërisë për bashkëpunimin e ngushtë gjatë Presidencës së Qipros në Këshillin e BE-së vitin e ardhshëm.

Ministri i Jashtëm i Qipros premtoi mbështetje të plotë për procesin integrues në BE të Shqipërisë për përmbylljen e kapitujve të negocimit gjatë Presidencës qipriote të BE-së.

Gjatë bisedës u diskutua edhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë dhe rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Kombos ndodhet në Tiranë si i ftuar nderi në konferencën “Diplo ’25”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More