Shkup, 18 shkurt – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasdite në ueb faqen e saj do t’i publikojë përshkrimet e 3.480 vendvotimeve për Zgjedhjet lokale 2025 të caktuara për 19 tetor të vitit 2025. Komisionet komunale të zgjedhjeve (KKZ) gjithashtu do të publikojnë karakteristikat e vendvotimeve.
Siç u theksua në seancën e sotme ë 135-të të KSHZ-së, prej të hënës fillon trajnimi në këshillat zgjedhor për zgjedhjet për çka u miratua plani për punë.
Në seancë u miratuan gjashtë formularë për punën e komisioneve komunale të zgjedhjeve.
Anëtarët e komisionit pranuan kërkesën për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe atë për 24 persona nga ODIHR, si dhe për pesë persona të propozuar nga Agrolider Krivogashtan.
Në seancë gjithashtu u pranuan 24 kërkesa për përjashtimin e anëtarëve të KKZ-së, ndërsa pastaj u bë zgjedhje e rastësishme.