Gërvalla për vizitën e Von der Leyen në Prishtinë: Konfirmon mbështetjen e fortë të BE-së për Kosovën

nga D. V.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në Detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se vizita e presidentes së Komisionit Evropian konfirmon mbështetjen e fortë të Bashkimit Evropian për Kosovën.  

“Vizita e Presidentes Von der Leyen në Kosovë, zhvillohet në një moment të rëndësishëm, teksa Kosova po konsolidon reformat, forcon sundimin e ligjit dhe thellon përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.  Si partnere e besueshme e Bashkimit Evropian, po punojmë ngushtë me Komisionin Evropian për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, programit IPA III dhe hapat e qasjes graduale në tregun e përbashkët, me rezultate të matshme për qytetarët tanë, duke afruar edhe më tej integrimin tonë evropian,” thuhet në komunikatën e MPJD-së, duke shtuar se “Kjo vizitë konfirmon mbështetjen e fortë të BE-së për Kosovën dhe përpjekjet e saj për zhvillim, stabilitet dhe integrim të plotë në familjen evropiane”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More